Titulli sdfds

Efektet magjike të kafes

Kafja është shoqëruesi i të gjithëve për një ditë sa më të qetë dhe të mbarë. Për të gjithë përdoruesi e kafes më poshtë po ju shënojmë disa nga të mirat që na vijnë nga përdorimi i kafesë

Për shumë njerëz, kafja është “mikesha” më e mirë, pasi na gjendet pranë kur kemi nevojë. Kafja është e ngrohtë dhe na mban në formë. A e dini çfarë efekti ka ajo në trurin tonë? Për fat të mirë, shkenca mund të na e tregojë. Pikësëpari, shkencëtarët janë kafepirësit më të mëdhenj nga të gjithë. Ndaj, ata kanë qenë më të motivuar për të ditur më tepër për efektet magjike të kafes. Ja faktet shkencore thelbësore që kushdo duhet t’i dijë për kafen

Efekti i molekulave të kafeinës

Forma e kafeinës është e ngjashme me një molekulë të rëndësishme të quajtur “adenozinë”, e cila rregullon funksionin e trurit. Kafeina është e ngjashme me adenozinën dhe shkakton të njëjtin efekt në tru. 

Përveç kafeinës, ka përbërës të tjerë në kafe që i bëjnë mirë shëndetit

Kafeja përmban qindra përbërës të tjerë, si antioksidantët, që e mbrojnë trupin nga radikalet e lira. Këto molekula shkaktojnë plakjen dhe lidhen me sëmundjet si kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Studimet tregojnë se ata që e pijnë kafen kanë një risk më të ulët për sëmundjen e Alzheimerit, Parkinsonit, diabetin e tipit 2 dhe shumë sëmundje të tjera. 

Ka një kohë më të përshtatshme për të pirë kafe

Kjo pasi ne udhëhiqemi nga cikli biologjik prej 24 orësh, i njohur si ora cirkadiane. Kur zgjoheni herët në mëngjes, truri është ende i pajisur me kortizol, një përbërës natyral që ju mban vigjilentë. Ndaj, edhe pse mund t’ju duket sikur keni nevojë për kafe, në fakt ajo nuk ju nevojitet. Më mirë të prisni derisa nivelet e kortizolit të ulen.  

Kur kafja përzihet me produktet tjera

Shumë prej atyre që e pinë kafen, konsumojnë edhe shumë duhan, ose mish të kuq, të cilat janë të dëmshme për shëndetin. Kjo do të thotë se të dhënat e mësipërme shkojnë në favor të riskut të shtuar, ndaj këto zakone duhen shmangur nëse doni që kafja të ketë efekt pozitiv. Këto nuk janë të dhëna përfundimtare, por padyshim, janë inkurajuese për adhuruesit e kafes! 

Përqëndrimi i kafes në gjak

Pas 10 minutash, përqendrimi i kafeinës në gjak arrin gjysmën e perqëndrimin maksimal, që është i mjaftueshëm për të krijuar një efekt. Kafeina arrin nivelin maksimal, duke ju bërë shumë vigjilentë, 45 minuta pasi e pini. Në varësi të aftësisë trupore për ta shpërbërë kafeinën, ju mund t’i ndieni efektet e saj për 3-5 orë. 

Me kafe luftoni depresionin

Një hulumtim i bërë në Harvard ka zbuluar se nëse pini çdo ditë nga 4 kafe, niveli i depresionit do të zvogëlohet për 20% tek femrat. 4 kafe në ditë gjithashtu e ulë edhe rrezikun e vetëvrasjeve për 53% sepse thuhet se ato janë të mjaftueshme për të rritur produktivitetin dhe të ju bënë më të lumtur

shije fantastike

Mjafton ta shijoni një herë kafen Galla dhe do të dashuroheni në të. Cilësia e lartë e kafesë do t'ju bëj për vete. 

aromë e fuqishme

Kafja Galla karakterizohet nga një  aromë e fuqishme që krijon përshtypje të thella gjatë konsumimit.

krijon momente

Krijoni momentet tuaja me më të dashurit tuaj. Aroma e kafesë Galla do ti forcoj edhe më shumë këto lidhje.

cilësi e dëshmuar

Kujdesi për cilësinë e kafesë Galla fillon që nga plantacionet, procesimi, përpunimi dhe paketimi i kafesë. 

Caffe Group

Galla Pure Espresso përpunohet në fabrikën modern për pjekjen dhe përpunimin e kafesë e cila ndodhet në Keqekollë pranë Prishtinës. Kjo fabrikë zotron një sipërfaqe prej 2 hektarësh dhe është e pajisur me aparaturë modern në vlerë prej 4 milion eurosh

Fabrika ka një kapacitet prodhimi prej 400 kilogra në orë. Së fundmi këtij impianti i është shtuar edhe aparatura për përpunimin  e kafesë me kapsulla 3 në 1 dhe aparatura për paketimin e sheqerit. Kompania

Caffe Group posedon një politikë të veçantë dhe të gjerë distribuimi në tërë territorin e Kosovës ku për këtë kujdesën 11 distributer të cilët mjaft mire arrinë të furnizojnë 700 pikat e shitjes që i posedon caffe Group

NA KONTAKTONI